EnginArchSTUDIO

SOFTWARE ENGINEERING & AI STUDIO · TIRANË

Software i projektuar me inxhinieri, jo me template.

Sisteme rezervimi, platforma biznesi dhe automatizime me AI, të projektuara, të ndërtuara dhe të testuara nga inxhinierët me të cilët flisni direkt.

Nis një projekt Shikoni punët

Çdo ofertë përgatitet sipas projektit, pas një bisede njohëse pa detyrim.

Paneli i analitikës në Planify, me të ardhurat dhe grafikun e 30 ditëve
Moduli i marketingut në Planify, me pamje paraprake të njoftimit në telefon
Planify · pamje reale nga llogaria demo

Planify në prodhim

Platformë SaaS për rezervime dhe menaxhim, live në planify.al.

Scope i shkruar

Funksionet, afatet dhe kriteret e pranimit para se të nisë puna.

Kontakt i drejtpërdrejtë

Pa ndërmjetës: flisni me inxhinierët që e ndërtojnë sistemin.

Çfarë ndërtojmë

Tre fusha ku kemi punë reale për t’ju treguar. Projekte të tjera vlerësohen pas një bisede të shkurtër.

01

Sisteme biznesi & web apps

Software i personalizuar për proceset tuaja, në web, PWA dhe mobile.

  • Sisteme rezervimi dhe kalendarë
  • CRM dhe panele administrimi
  • Portale për klientë dhe staf

Shembull: Planify

02

AI & automatizime

Më pak punë manuale në komunikim, shitje dhe procese të përsëritura.

  • Asistentë për WhatsApp dhe Instagram
  • Kualifikim dhe ndjekje e leads
  • Integrime me API dhe CRM ekzistuese

Shembull: LeadPilot (demo)

03

Website biznesi

Faqe të qarta dhe të shpejta që e shpjegojnë biznesin dhe sjellin kontakte.

  • Dygjuhëshe: shqip dhe anglisht
  • Responsive, SEO bazë, performancë
  • Formular kontakti dhe WhatsApp

Kjo faqe: projekt i brendshëm

PUNË TË ZGJEDHURA

Produkte dhe projekte

Çdo projekt shfaqet me statusin e tij real. Demot i shikojmë bashkë në një takim.

PRODUKT I VETË LIVE

Planify

Platformë rezervimesh dhe menaxhimi për biznese shërbimesh

Klientët rezervojnë online; biznesi menaxhon rezervimet, stafin, shërbimet dhe klientët nga një panel. Multi-tenant, me role të ndara, njoftime, analitikë dhe fushata marketingu.

Rezervime online Kalendar & staf CRM klientësh Njoftime Analitikë & raporte Role & multi-tenant

Next.js · TypeScript · Node.js · MongoDB · PWA

Moduli i marketingut në Planify: formulari i njoftimit dhe pamja paraprake në telefon
DEMO / PROTOTIP

LeadPilot

CRM për biznese që shesin përmes WhatsApp

Mesazhet hyjnë përmes webhook, përpunohen në mënyrë të qëndrueshme dhe kthehen në leads me histori, status, ndjekje dhe dorëzim te njeriu.

WhatsApp
Webhook
Radha e ngjarjeve
Kualifikimi
CRM timeline
Dorëzim te njeriu

Next.js · Prisma · PostgreSQL · QStash · Docker

Kërkoni demonstrimin →
DEMO

SupermarketDelivery

PWA për porosi dhe dërgesa supermarketi

Tre përvoja të ndara për klientin, administratorin dhe korrierin, në shqip dhe anglisht, me pagesë në dorëzim.

Klienti

Katalog
Shportë
Pagesë në dorëzim
Ndjekja e porosisë

Admin

Porositë
Produktet
Artikuj me peshë

Korrieri

Dërgesat
Statusi i dorëzimit

Next.js · TypeScript · MongoDB · PWA · next-intl

Kërkoni demonstrimin →

Si punojmë

  1. 01

    Takim njohës

    Kuptojmë objektivin, përdoruesit dhe afatin, pa detyrim nga ana juaj.

  2. 02

    Scope i shkruar

    Funksionet, afatet, oferta për projektin dhe kriteret e pranimit, të miratuara nga ju.

  3. 03

    Ndërtim me milestone

    Demonstrime të rregullta, që ju të shihni progresin dhe të jepni feedback.

  4. 04

    Verifikim & lançim

    Testim kundrejt kritereve të pranimit, publikim dhe dorëzim i plotë.

Si bashkëpunojmë

Projekt me scope

Një sistem ose website me funksione, afat dhe ofertë të përcaktuara që në fillim.

Mirëmbajtje & zhvillim

Përditësime, rregullime dhe funksione të reja çdo muaj, sipas një plani të rënë dakord.

Auditim teknik

Rishikim i një sistemi ekzistues: arkitektura, siguria, performanca dhe çfarë duhet përmirësuar.

Arkitekturë e mirë software, për biznese reale.

01

Prova para premtimeve

Shihni sisteme reale që kemi ndërtuar dhe, kur është e mundur, një demo të ngjashme, para se të vendosni.

02

Software që e operojmë vetë

Planify e ndërtojmë dhe e mbajmë në prodhim. E dimë çfarë kërkon një sistem pas ditës së lançimit.

03

AI aty ku kursen kohë

Automatizojmë hapat e përsëritur; vendimet e rëndësishme mbeten te njerëzit tuaj.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një projekt?

Varet nga funksionet, rolet e përdoruesve, integrimet dhe afati. Pas bisedës së parë përgatisim një ofertë me scope dhe çmim të qartë për projektin tuaj.

Sa zgjat?

Një website zakonisht disa javë; një sistem i personalizuar varet nga scope-i. Afati dhe fazat shkruhen në ofertë.

Kush e zotëron kodin?

Pronësia e kodit, aksesit dhe dokumentimit përcaktohet qartë në marrëveshjen e projektit.

A ofroni mirëmbajtje pas lançimit?

Po, me një plan mujor sipas nevojave të sistemit: përditësime, rregullime dhe funksione të reja.

A punoni me klientë jashtë Shqipërisë?

Po. Punojmë në shqip dhe anglisht, në distancë, me klientë nga Shqipëria, Kosova dhe Europa.

NIS NJË PROJEKT

Tregoni çfarë doni të ndërtoni.

Na shkruani direkt në WhatsApp ose me email. Pas bisedës së parë merrni një ofertë të përgatitur për projektin tuaj, me scope, afat dhe çmim.

Mënyra më e shpejtë për të nisur: një mesazh.

Na tregoni shkurt çfarë problemi doni të zgjidhni dhe si e bëni sot.